Nis hetimi për personat që po shesin zërin e tyre, në faqe të internetit Nis hetimi për personat që po shesin zërin e tyre, në faqe të internetit
Qytetarët që kanë filluar të shesin zërin e tyre në faqet e internetit mund të kenë probleme me ligjin. Prokuroria dhe Policia e Kosovës ... Nis hetimi për personat që po shesin zërin e tyre, në faqe të internetit

Qytetarët që kanë filluar të shesin zërin e tyre në faqet e internetit mund të kenë probleme me ligjin. Prokuroria dhe Policia e Kosovës  kanë filluar një hetim kundër këtyre personave dhe një person është marrë në pyetje javën e kaluar.

Qytetarët po e bëjnë këtë nëpër faqe të internetit, për të shituar pronë në “MerrJep”, raporton RTK.

 

 

Policia e Kosovës , së bashku me Prokurorinë, kanë filluar një hetim për këto raste. Prokurori , Ilaz Beqiri konfiromoi se hetimet po kanë filluar.

“Kemi filluar një cështje me policinë dje, policia po punon për këtë rast. Deri më tani, ne kemi qenë në gjendje të identifikojmë një person. Një  banor i AG në Prishtinë u dëgjua sot. Ne jemi duke punuar për të dëgjuar njerëz të tjerë dhe askush nuk do të kursehet nga kjo procedurë. Të gjithë do të jenë përgjegjës për atë që bëjne”, tha Prokurori Beqiri.

Ai shtoi se i dyshuari pranoi të postonte reklamën në faqen ” MerrJep”, dhe tha se ai nuk kishte qëllim ta shiste zërin por ishte shaka>

Beqiri tha se pas dëgjimit, i dyshuari ishte liruar dhe po gjykohej sipas proceduarve të rregullta.