Nis puna për rindërtimin e statujës së Messit (FOTO) Nis puna për rindërtimin e statujës së Messit (FOTO)
Kanë nisur punët për riparimin e statujës së Lionel Messit në Buenos Aires të Argjentinës. Statuja e bronzit, e prezantuar në qershor të vitit... Nis puna për rindërtimin e statujës së Messit (FOTO)

Kanë nisur punët për riparimin e statujës së Lionel Messit në Buenos Aires të Argjentinës.

Statuja e bronzit, e prezantuar në qershor të vitit të kaluar, dje ishte vandalizuar dhe ishte ndarë në gjysmë.

Tani qyteti argjentinas ka njoftuar se riparimi i statujës ka nisur.

“Statuja e Lionel Messit ishte viktimë e një akti vandal që e la skulpturën e futbollistit pa pjesën e sipërme. Kanë nisur punët në riparimin e saj”, thuhet në njoftim, syri.net.

Statuja ishte ngritur vitin e shkuar pasi superylli i Barcelonës, Messi, kishte njoftuar për pensionim nga kombëtarja argjentinase vendim për të cilin më vonë u bë pishman.

auto_201701111852348221484160093