Nishani: Arrestimi i Haradinajt i pajustifikuar! Nishani: Arrestimi i Haradinajt i pajustifikuar!
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar për herë të parë për arrestimin e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze si rezultat... Nishani: Arrestimi i Haradinajt i pajustifikuar!

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar për herë të parë për arrestimin e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze si rezultat i një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia.
Duke folur në “Channel One”, Presidenti Nishani dënoi arrestimin në Francë të Haradinajt duke e cilësuar këtë si një veprim të pajustifikuar nga autoritetet franceze.

“Jam i keqardhur për arrestimin e Haradinajt, është arrestim i pajustifikuar. Ka fituar procesin gjyqësor në gjykatat ndërkombëtare. Haradinaj është luftëtar i lirise, kontributor i procesit të paqes”, është shprehur Presidenti Bujar Nishani.

Kreu i shtetit shqiptar komentoi edhe deklaratën e sotme të Kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç, për të cilën u shpreh se nxit urrejtje.

“Deklarata e Vuçiç sot nxit urrejtjen, koha e hegjemonise serbe mbi vendet e rajonit ka kaluar. Në Serbi ka qarqe hegjemoniste që pengojnë agjendën e paqes dhe bashkëpunimit”, deklaroi Nishani.

Ramush Haradinaj u arrestua dje në Francë në bazë të një urdhër-arresti serb të lëshuar disa vite më parë që e akuzon për krim lufte, për të cilat Gjykata e Hagës e ka shpallur të pafajshëm ish-Kryeministrin e Kosovës.