Nisin Karnevalet e Korçës- festa që Shqipërisë i jep identitet evropian Nisin Karnevalet e Korçës- festa që Shqipërisë i jep identitet evropian
Karnevalet janë performanca simbolike që shënojnë ndërrimin e stinëve, ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Të shtrira kryesisht në vendet ku popullata dominante... Nisin Karnevalet e Korçës- festa që Shqipërisë i jep identitet evropian

Karnevalet janë performanca simbolike që shënojnë ndërrimin e stinëve, ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Të shtrira kryesisht në vendet ku popullata dominante i takon fesë katolike, ato festohen të martën- ditën e fundit të kreshmëve të mëdha. Festa dominohet nga ushqimi i bollshëm, pasi të nesërmen vjen e mërkura e hirtë, që shënon fillimin e kreshmës, periudhë gjatë të cilës duhet agjëruar.

Karnavalet vijnë pra, si një akt sakrifikimi prej 40 ditësh duke mos konsumuar mish, vezë, mëlçi e ushqime të tjera jo krejt të domosdoshme. Kjo periudhë 40 ditore fillon në një ditë të martë, mes datave 10 shkurt – 10 mars, e cila quhet e “Martja e Karnavaleve”

Origjina e saktë e emrit “Carnevale” është e diskutueshme por më e përafërta është shprehja latine “carnes levare”,  që bukfalishtdo të thotë “të shmangësh mishin” apo “lamtumirë mish “.

Besohet se festimet e karnavaleve  kanë rrënjë  pagane në festimet e Saturnalise, e cila u adaptua prej të krishterëve si simbol i disiplinës fetare për të praktikuar pendimin dhe përgatitjen për vdekjen dhe Ringjalljen e Krishtit.

Përveç ndërrimit të stinëve, karnevalet personifikojnë edhe gjallërinë, vitalitetin ndërsa mistika e tyre përmbledh në vete edhe një lloj shanse që duke festuar dhe përfshier në to, të mund të largosh të keqen duke u rrekur në argëtim, humor e vallëzim, transmeton Observer Kult.

Nuk u desh shumë kohë qe të përhapeshin në gjithë Evropën Katolike duke bërë qe të shtoheshin në kalendarin katolik si festë e vërtetë.

Karnavalet mbahen tradicionalisht në zonat me popullsi të krishterë jo vetëm në Brazil por edhe në Itali, Spanjë, Portugali dhe Francë.

Venecia është njëri ndër qytetet që identitetin e saj e ka të lidhur edhe me karnevalet. E tëra niste me gjuajtje topash në në Sheshin e Shën Markut për të vazhduar argëtimi  dhe ndoqën me argëtimin e gjetur në të gjithë qytetin. Maskat e ndryshme, kostumet e larmishme visheshin sidomos nga njerëzit me status të lartë në shoqëri por ndërkohë festa u masivizua.

Ato tashmë, të komercializuara-  janë kthyer në ngjarje të përmasave gjigande.

Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para vitit ’40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Megjithëse një festë pagane, karnevalet më vonë festoheshin ditën e Ndjesave në muajin shkurt, transmeton Observer Kult.

Veç individëve të shumtë të veshur karnavale, kishte edhe grupe me kitara, këmbajka dhe maska butaforike si koka kafshësh dhe njerëzish.

Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare” etj. Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike.

Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas vitit 60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas vitit 90, transmeton Observer Kult.

Korça si një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve krijoi në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar.

Në 10 prill të vitit 1994, në Korçë organizohet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri.

Një vit më pas organizohet Festivali i dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha.

Grupi i Karnevaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane.

Rikthimi i kësaj feste popullore u mirëprit nga banorët e këtij qyteti dhe tërhoqi vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, duke rifituar statusin e festës simbol të qytetit.

Edhe këtë vit Korça hapi për të dymbëdhjetën herë me rradhë sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve, ku grupe nga Shqipëria, Argjentina, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut Rumania dhe Bullgaria kanë zhvilluar paradën tradicionale në qendër të qytetit me kostet dhe maskat shumëngjyrëshe.