Nitaj tallet me LDK-në: Qeveria nuk rrëzohet me thirrje e ftesa, Thaçi i vetëm s’mund të bisedojë me Serbinë Nitaj tallet me LDK-në: Qeveria nuk rrëzohet me thirrje e ftesa, Thaçi i vetëm s’mund të bisedojë me Serbinë
AAK shumë shpejt do të organizojë një tryezë të radhës, tema qendrore do të jetë dialogu Kosovë-Serbi. Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit bashkë... Nitaj tallet me LDK-në: Qeveria nuk rrëzohet me thirrje e ftesa, Thaçi i vetëm s’mund të bisedojë me Serbinë

AAK shumë shpejt do të organizojë një tryezë të radhës, tema qendrore do të jetë dialogu Kosovë-Serbi. Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit bashkë me Qeverinë nuk mund të rrëzohet duke bërë thirrje e apele- por me numra, i përgjigjet LDK-së, deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Nitaj në një intervistë të shkurtër për Gazetën Express thotë se çështja e debatit për zgjedhje të reja është e mbyllur. Përderisa nuk pajtohet me veprimet e opozitës për bojkotimin e thirrjeve të Presidentit për formimin e Ekipit Negociator, veprim të cilin e kishin bërë vetë sa ishin në opozitë.

Kur do ta thërras tryezën e radhës AAK-ja, a do te bisedohet për zgjedhje?

Muharrem Nitaj: Tryeza e radhës që i takon ta organizojë AAK, do të thirret shumë shpejt dhe temë shqyrtimi e saj do të jetë pikërisht dialogu me Serbinë. Kjo sepse, për ata që e kuptojnë, kjo fazë e dialogut është sfida më e rëndë për vendin. Çështja e debatit për zgjedhje është e mbyllur. Zgjedhjet nuk mund dhe as nuk do të jenë temë e tryezave, kjo sepse minimalisht njëra palë nuk është e gatshme të flasë për këtë temë. Dhe, qoftë edhe për të folur, duhen dy palë, apo jo! Dhe për zgjedhje, pavarësisht se çka thuhet, duket që mungojnë të dyja palët.

Cili është pozicioni i AAK në dialogun e nisur nga Presidenti?

Muharrem Nitaj: Presidenti është duke mbajtur takime me homologun e tij serb pa ndonjë platformē apo rezultat konkret. Sipas nesh faza finale e bisedimeve me Serbinë, është shumë më shumë se sa takimet që i mban Presidenti. Këtu flitet për një proces tepër të komplikuar e serioz dhe nuk është as Presidenti e as Kryeministri që mund ta kryejnë këtë punë vetem!. Për këtë fazë bisedimesh është i domosdoshëm koncensuesi politik. Prandaj edhe tryezat e debatet e brendshme duhet të fokusohen në domosdoshmërinë e gjetjes së një konsenzuesi nacional për këtë çështje.

Cila është përgjigjja e AAK-së ndaj LDK-së e cila po thërret partitë ta rrezojnë Ramushin nga Kryeministri?

Muharrem Nitaj: As Qeveria e as Ramushi nuk rrëzohen me thirrje e as me apele. LDK e askush tjetër s’kanë nevojë as të thërrasin e as të flasin. Kur t’i bëjnë numrat le t’i përmbysin. Kjo është formula!

Dikur AAK ishte larguar nga dialogu në Bruksel dhe kishte kundërshtuar bisedimet me Serbinë. A duhet të veprojnë ndryshe partitë opozitare tash apo ju u bëni thirrje të jenë pjesë e dialogut?

Muharrem Nitaj: AAK ishte lodhur nga bisedimet që nuk prodhonin rezultat dhe prandaj nuk donte të ishte pjesë e një farse. Tani gjërat janë ndryshe. Nuk po flasim për temat ordinere siç janë, energjia, telekomi, reparacionet e luftës, hekurudhat, kishat apo edhe njëmijë tema të tjera të hapura, që e kanë peshën e vet. Por këtë herë fjala është për një proces i cili do të rezultojë me një marrëveshje obligative për të dyja palët. Ky proces do ta vë pikën mbi “I”!. Prandaj ne konsiderojmë se askush nuk e ka komoditetin që ta refuzojë këtë proces. Ne mund të mos pajtohemi dhe të “pritemi” ndër vete, por faza finale e dialogut me Serbinë është detyrë e obligim kombëtar e shtetëror dhe mjer ata që refuzojnë të jenë pjesë e tij. Kosova është tepër e brishtë të shkojë e përçarë në këtë proces.