Një grafit shumë interesant në muret e teatrit Një grafit shumë interesant në muret e teatrit
Fotografitë janë marrë nga Erletë Zymberi, qytetare e Gjilanit. Teatri i Qytetit të Gjilanit ka pak ditë që është rinovuar, e megjithatë dikush nga... Një grafit shumë interesant në muret e teatrit

Fotografitë janë marrë nga Erletë Zymberi, qytetare e Gjilanit.

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka pak ditë që është rinovuar, e megjithatë dikush nga jashtë ka vendosur të lërë shenja të ndryshme.

Sot në mëngjes jashtë këtij Teatri, në një prej pjesëve ballore të objektit është parë një grafit me mbishkrimin “#S`kum kunkuru”, një thënie e dalë së fundmi nga përgjimet e publikuara nga Insajderi, gjegjësisht fjalë këto të thëna nga politikani Adem Grabovci.

20160826111548158

Fotografitë janë marrë nga Erletë Zymberi, qytetare e Gjilanit. Ende nuk ka pasur reagime rreth këtij gjesti, pos Erletës e cila ka shkruar se është pro grafiteve të tilla që shprehin mendimin e lirë, por jo të realizuara në vende të tilla si muri i objektit teatror, vend ky i kulturës dhe ku duhet të ketë pastërti./kultplus.com