Njihuni me njeriun që është alergjik në veturën e tij (Foto) Njihuni me njeriun që është alergjik në veturën e tij (Foto)
Një pronar i ‘nervozuar’ i një veture mund ta vozitë atë vetëm për 40 minuta në javë, për shkak se është alergjik ndaj saj.... Njihuni me njeriun që është alergjik në veturën e tij (Foto)

Një pronar i ‘nervozuar’ i një veture mund ta vozitë atë vetëm për 40 minuta në javë, për shkak se është alergjik ndaj saj.
Geoffrey Evans pëson skuqje të lëkurës çdo herë që ulet pas timonit të veturës së tij të re Audi.

Trupi i tij reagon në mënyra të çuditshme sapo të hipë në veturë, duke pësuar kështu kruarje kronike, transmeton Gazeta Express.

Ai është i ndjeshëm ndaj formaldehideve, një përbërës kimik që gjendet në shumë produkte pastrimi dhe rroba tualeti.

Për shkak se plastika e Audi përmban të njëjtin përbërës kimik, ai mund ta vozisë atë vetëm 40 minuta në javë, për të evituar gjendjen e dhimbshme.

Ai thotë se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm ndaj prezencës potenciale të këtij përbërësi në veturat e reja, pasi shumë lehtë mund ta fitojnë gjendjen e njëjtë. Ai e bleu veturën për 18,000 dollarë dhe nuk mund ta vozisë atë më shumë se 40 minuta në javë.

pay-geoffrey-evans-1