Njihuni me “MEGA” hitin e javës! Grimeri shqiptar që tronditi mediat! Njihuni me “MEGA” hitin e javës! Grimeri shqiptar që tronditi mediat!
Dario Daka është një 22-vjeçar nga Tirana, që pasionin e tij për make up-in dëshiron ta kthejë në profesion. Ai ishte dje i ftuar... Njihuni me “MEGA” hitin e javës! Grimeri shqiptar që tronditi mediat!

Dario Daka është një 22-vjeçar nga Tirana, që pasionin e tij për make up-in dëshiron ta kthejë në profesion.

Ai ishte dje i ftuar në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan ku tregoi se ka pasur pasion pikturën dhe këtë pasion e ka kthyer në grim, të cilin prej një viti e aplikon në fytyrën e tij, shkruan Sovrani.info

Screenshot_14.png

‘Unë kam dorë për pikturë dhe pikturën e ktheva në grim. Bëra prova nëpër duar dhe njerëzit kanë qenë ata që më kanë shtyrë. Fillova të shoh video të ndryshme dhe jam në këtë nivel që jam tani. U bë gati një vit që bëj grim në fytyrën time. Realizimi i një make up-i profesional merr rreth 2 orë kohë. Është hera e parë që dal i grimuar, nuk është se kam turp ta bëj, por nuk është në tipin tim. Unë e bëj këtë vetëm për punë, nuk më pëlqen të jem me grim gjatë ditës’, tha Dario Doka.

View this post on Instagram

Watch Me,Bitch!🔥

A post shared by Badass😈 (@itsdariodoka) on

I pyetur a është ndjerë i paragjykuar ndonjëherë, Dario u shpreh se paragjykimet nuk mungojnë as për njerëzit e thjeshtë. Megjithëse pranoi se ka pasur njerëz që e gjykojnë, Daroi theksoi se këto nuk i interesojnë aspak:

“Nga njerëz fals në Instagram, jam ndjer i paragjykuar. Por kam guximin, eci para si thonë, një sy qorr e një vesh shurdh. Të gjithë njerëzit gjykohen edhe ata pa make up që janë njerëz të thjeshtë”.

Edhe pse sot ai doli me makijazh i trukuar në studion televizive, në jetën e përditshme, Dario nuk del në rrugë i grimuar:

“Nuk është puna se kam turp të dal në rrugë por nuk është në tipin tim, thjesht bëj punën në shtëpi dhe e fshij më pas”, u shpreh ai.

Sa i përket marrëdhënies me prindërit, Daroi tregoi edhe momentin kur e ëma mësoi pasionin e tij:

“Me prindërit kam marrëdhënie shumë të mira. Prindërit i kam jashtë, mamin në Zvicër, babin është ndarë nga mami. Mami më ka pranuar gjithmonë thjesht më ka thënë kujdes me njerëzit dhe bëj atë që ti ndjek e atë që ti do. Kur pa videot më tha: Çfarë je duke bërë, bëje grimin dhe fshije mos e nxirr në Instagram”, tha Dario duke shtuar më pas se e ëma kishte mbetur e befasuar nga talenti i tij.

Dario publikoi në foto ku u shpreh se të qenit në emisionin e Rudinës mbrëmë, ishte dita më e lumtur e jetës së tij. /Sovrani.info/

dariodoka