I nominuari i Trumpit për Sekretar të Shtetit, del me deklaratë kundër tij I nominuari i Trumpit për Sekretar të Shtetit, del me deklaratë kundër tij
Gjatë fushatës presidenciale në SHBA, Donald Trump kishte thënë për ABC News se Rusia nuk ishte e përfshirë në Ukrainë. Por, para pak çastesh,... I nominuari i Trumpit për Sekretar të Shtetit, del me deklaratë kundër tij

Gjatë fushatës presidenciale në SHBA, Donald Trump kishte thënë për ABC News se Rusia nuk ishte e përfshirë në Ukrainë. Por, para pak çastesh, i nominuari i tij për Sekretar të Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, sapo tha se Rusia e ka pushtuar Ukrainën.

“Rusia mori territor që s’i takon në Krimea”, ka thënë Tillerson, transmeton Express.

Tillerson po ashtu e ka bërë një koment që tingëllon si përkrahje për përkushtimet e SHBA-së ndaj aleancës së NATO-s në Evropën Lindore.

“Rusia duhet ta dijë patjetër se ne do të jemi përgjegjës ndaj përkushtimeve tona dhe të aleatëve tanë dhe se Rusia do të mbahet përgjegjëse për veprimet e veta,” ka thënë Tillerson.

Ai ka shtuar se meqë Rusia e ka pushtuar Ukrainën, aleatët kanë të drejtë të paralajmërojnë rreth rrezikut që paraqet ajo.

Tillerson i ka bërë këto komente sot në senacën e dytë dëgjuese për konfirminin e nominimit të tij Sekretar të Shtetit.