“Notre Dame” në zjarr, pesë fakte rreth simbolit të Parisit “Notre Dame” në zjarr, pesë fakte rreth simbolit të Parisit
Katedralja e famshme e Parisit, Notre Dame është përfshirë nga flakët, që kanë shkatërruar simbolin parisian, e një humbje e madhe për Francën. Më... “Notre Dame” në zjarr, pesë fakte rreth simbolit të Parisit

Katedralja e famshme e Parisit, Notre Dame është përfshirë nga flakët, që kanë shkatërruar simbolin parisian, e një humbje e madhe për Francën.

Më poshtë janë pesë fakte rreth kryeveprës Gotike, e cila festoi jubileun e 850-të të saj në 2013-ën.

  1. Guri i parë i katedrales “Notre Dame de Paris” (Zonja Jonë e Parisit) është vendosur në vitin 1163 nën sundimin e Louis VII, derisa qyteti mesjetar i Parisit ishte duke u rritur në popullsi dhe rëndësi, në të dyja aspektet, politike e ekonomike në Mbretërinë Franceze.
  2. Ndërtimet e saja kanë vazhduar deri në shekullin e ardhshëm, ndërsa restaurime të mëdha i janë bërë në shekullin e 17-të dhe 18-të. Punimet e gurit e të qelqit në dritare krijojnë imazhe dhe mësime nga Bibla.
  3. Strukturat dominuese janë dy kambanore të ndërtuara në shekullin e 13-të.
  4. 387 shkallët e saja deri në kulla i dërgon vizitorët te Galeria e Chimeras, krijesa mitike që zakonisht përbëhet nga më shumë se një kafshë. Më e famshmja e tyre e quajtur “Stryge” qëndron në maje të katedrales duke shikuar Parisin, duke mbajtur kokën me duart e tij.
  5. Viktor Hugo ka përdorur katedralen si një mjedis për romanin e tij në vitin 1831, “The Hunchback of Notre-Dame”. Quasimodo, karakteri kryesor në roman, është i frikësuar nga parisienët për shkak të deformimit të tij, por gjen strehë në katedrale dhe punësohet për t’i rënë ziles. Quasimodo është portretizuar nga aktorët Hollivudian, përfshirë Charles Laughton e është adaptuar në karakter nga Disney.