Novela “Ditë kafenesh” e Kadaresë, 1500 dollarë kopja Novela “Ditë kafenesh” e Kadaresë, 1500 dollarë kopja
Novela “Coffeehouse Days” (Ditë kafenesh), e Ismail Kadaresë pas çmimit fillestar prej 780 dollarë për kopje, ka mbërritur në 1.500 dollarë për kopjet e... Novela “Ditë kafenesh” e Kadaresë, 1500 dollarë kopja

Novela “Coffeehouse Days” (Ditë kafenesh), e Ismail Kadaresë pas çmimit fillestar prej 780 dollarë për kopje, ka mbërritur në 1.500 dollarë për kopjet e fundit.

Në fakt “Coffeehouse Days” është botuar në edicion të veçantë dhe të limituar, me vetëm 125 kopje, të gjitha me autografin e Kadaresë.

Libri nuk është dedikuar për libraritë e zakonshme, por vetëm për institucionet  dhe bibliotekat e rëndësisë së veçantë.

“Coffeehouse Days” ka 44 faqe, është publikuar nga Rainmaker Editions, 2004.  Lidhja e faqeve të librit është bërë me dorë, fleta është prodhuar veçanërisht për këtë libër, ndërsa kopertina është metalike.

Kadare e ka shkruajtur novelën “Ditë kanesh” në moshën 19 vjeçare, gjatë studimeve në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorky” në Rusi, ndërsa me titullin “Coffeehouse Days”, është përthyer nga Pirro Dollani. / Miftar Sahiti-ObserverKult