Nuk e bind Zidane, 60-milionëshi mund ta lërë Realin pas vetëm 2 muajsh Nuk e bind Zidane, 60-milionëshi mund ta lërë Realin pas vetëm 2 muajsh
Blerja e kësaj vere e Real Madridit, Luka Jovic, po lidhet me një largim (huazim) tronditës nga “Bernabeu”. Kështu bëjnë me dije dy gazetat... Nuk e bind Zidane, 60-milionëshi mund ta lërë Realin pas vetëm 2 muajsh

Blerja e kësaj vere e Real Madridit, Luka Jovic, po lidhet me një largim (huazim) tronditës nga “Bernabeu”. Kështu bëjnë me dije dy gazetat kryesore në vendlindjen e tij, pak më shumë se dy muaj pasi ish-goleadori i Eintracht Frankfurt nënshkroi për 60 milionë euro me galaktikët. Jovic u evidentua si një nga talentët më premtues sulmues në Europë, sezonin e kaluar, pasi shënoi 25 gola për Frankfurtin dhe e ndihmoi klubin gjerman të arrijë në gjysmënalen e “Europa League”. Me llimin e sezonit të ri të La Liga-s, brenda disa ditësh, Jovic mund të mos luajë në ndeshjet zyrtare. Problemet e mundshme tashmë kanë shpërthyer, pasi “Marca” pretendon se serbi 21-vjeçar nuk ka arritur ta bindë trajnerin Zinedine Zidane. Ky version i ngjarjeve sugjeron se sulmuesi mund të dërgohet diku tjetër në formë huazimi.

jovic

Sidoqoftë, vetë “Marca” ka një vështrim disi dyshues për lajmet e mediave serbe, duke nënvizuar se Jovic nuk ka ndërmend të largohet kaq shpejt, ai është i bindur se do të llojë të shënojë gola dhe t’i hyjë në zemër trajnerit Zidane. Një pjesë e zhgënjimit parasezonal ka qenë një dëmtim i hershëm i tij. Thashethemet e merkatos së verës asin për një interesim të Romës, e cila mund të përtojë nga situata dhe ta huazojë blerjen e bujshme të “Los Blancos”. Kuptohet, nëse shet Edin Dzeko tek Interi, apo diku tjetër. Pra, para se të debutojë në La Liga, ka gjasa që Jovic ta bëjë këtë në Serie A. Vërtet e paimagjinueshme!