Kriza dhe problemet financiare që kanë disa prej klubeve të kategorisë së parë për mos shlyerjen e detyrimeve në kohë ndaj FSHF, ka detyruar...

Kriza dhe problemet financiare që kanë disa prej klubeve të kategorisë së parë për mos shlyerjen e detyrimeve në kohë ndaj FSHF, ka detyruar këtë të fundit që të vendos ultimatimin që në rast mosshlyrje të detyrimeve nga klubet përkatëse, ato do të përjashtohen nga gara.

Federata Shqiptare e Futbollit ju ben me dije se me vendim qarkullues te Komitetit Ekzekutiv , kampionati kombëtar i Kategorisë së Parë, i planifikuar të rifillojë të shtunën datë 06 shkurt 2016 të mos zhvillohet në datën e caktuar, për shkak se klubet nuk kane shlyer te gjitha detyrimet financiare te prapambetura te njohura nga rregulloret e FSHF.

Klubet e futbollit kane afat deri ne daten 12 shkurt per te shlyer keto detyrime, ne rast te kundert do te jene pjese e shqyrtimit ne Komisionet Juridike te FSHF-se duke rrezikuar perjashtimin nga aktiviteti futbollistik-thuhet në lajmërimin e FSHF.