Nuk do të ketë rritje të tatimeve ekzistuese Nuk do të ketë rritje të tatimeve ekzistuese
Hamza takohet me biznesmen turq Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion të përfaqësuesve të bizneseve nga Turqia, ku... Nuk do të ketë rritje të tatimeve ekzistuese

Hamza takohet me biznesmen turq

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion të përfaqësuesve të bizneseve nga Turqia, ku diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve si dhe për mundësitë e rritjes së investimeve të bizneseve turke në Kosovë dhe anasjelltas.

Gjatë takimit, Hamza i informoi përfaqësuesit e bizneseve turke për situatën ekonomike në vend, me theks të veçantë për ambientin e të bërit biznes dhe reformat e ndërmarra për krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin e sektorit privat, si bartës kryesor i zhvillimit ekonomik.

Ministri gjithashtu theksoi se në Kosovë kanë krijuar një ambient të mirë të të bërit biznes dhe se nuk do të ketë rritje të tatimeve ekzistuese, dhe nuk do të ketë tatime të reja, por do të ketë lirime dhe thjeshtëzim të procedurave. Me këtë rast, ministri i ftoi bizneset turke që të investojnë në Kosovë.