OBSH-ja këshillon gratë të shtyjnë shtatzëninë OBSH-ja këshillon gratë të shtyjnë shtatzëninë
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar deklarate për miliona njerëz të cilët jetojnë në regjionet e prekura nga virusi Zika, duke këshilluar gratë që... OBSH-ja këshillon gratë të shtyjnë shtatzëninë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar deklarate për miliona njerëz të cilët jetojnë në regjionet e prekura nga virusi Zika, duke këshilluar gratë që të shtyjnë shtatzëninë, shkruan The Guardian.
Këto këshilla vijnë si reagim ndaj përhapjes së virusit Zika, i cili shkakton dëme të mëdha tek foshnjat.

Qeveri nga pesë shtete, gjithashtu edhe sekretari shëndetësor në Porto Riko, kanë dhënë rekomandime të tilla për zonat e prekura nga ky virus, transmeton Klan Kosova.

OBSH-ja ka deklaruar që virusi i transmetueshëm, me prejardhje nga mushkonjat, është zbuluar në 60 shtete dhe territore që nga viti 2007.