O’Connell deklarohet për univesitetet që humbën akreditimin O’Connell deklarohet për univesitetet që humbën akreditimin
Ruari O’Connell, Ambasadori Britanik në largim, ka thënë se të rinjtë e Kosovës meritojnë edukim të mirë që njihen ndërkombëtarisht. O’Connell ka thënë se... O’Connell deklarohet për univesitetet që humbën akreditimin

Ruari O’Connell, Ambasadori Britanik në largim, ka thënë se të rinjtë e Kosovës meritojnë edukim të mirë që njihen ndërkombëtarisht.

O’Connell ka thënë se vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për tërheqjen e akredimit të universiteteve është një vendim i vështirë, por që sipas tij, këto universitete duhet të plotësojnë disa kritere nëse duan që vendet evropiane të njohin diplomat e tyre, transmeton Indeksonline.

“Dy parime janë jetike për të ardhmen e Kosovës. Të rinjtë e Kosovës meritojnë një edukim të mirë që njihet ndërkombëtarisht. Institucionet e pavarura duhet të lejohen të veprojnë në mënyrë të pavarur pa ndërhyrje politike.Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për tërheqjen e akreditimit është një vendim i vështirë. Por universitetet duhet të plotësojnë disa kritere, veçanërisht nëse duan që vendet e tjera evropiane të njohin diplomat e tyre”, ka thënë O’Connell.

Përmes një shkrimi në facebook, Ambasadori në largim ka thënë se nëse universitetet kanë dështuar, pavarësisht paralajmërimeve, për të përmbushur kërkesat minimale të cilësisë, është faji i tyre, jo faji i Këshillit.

“Qeveria britanike dhe Këshilli Britanik i Akreditimit janë përpjekur të ndihmojnë universitetet publike dhe private për të përmbushur kërkesat e cilësisë. Tani kjo çështje është një provë e vërtetë për Kosovën. Rezultati do të tregojë nëse sistemi arsimor i Kosovës është ndërtuar për t’u shërbyer qytetarëve të saj dhe interesit kombëtar, ose për t’i shërbyer një grupi të ngushtë njerëzish dhe interesash private”, ka përfunduar O’Connell