O’Connell: Të ketë një proces transparent për të rikthyer besimin e qytetarëve O’Connell: Të ketë një proces transparent për të rikthyer besimin e qytetarëve
Ambasadori në largim i Britanisë së madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka dhënë një intervistë për KosovaPress ku ka folur për shumë çështje. Ai... O’Connell: Të ketë një proces transparent për të rikthyer besimin e qytetarëve

Ambasadori në largim i Britanisë së madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka dhënë një intervistë për KosovaPress ku ka folur për shumë çështje.

Ai aty i është përgjigjur edhe pyetjes për gjendjen aktuale në drejtësinë e shtetit tonë.

Kjo është pyetja dhe përgjegja e ambasadorit.

A guxojmë të themi, nëse e shohim gjithë këtë që ka ndodhur nëpër vite, krimet e organizuara dhe mos-paditë, a mund të themi që ata që po udhëheqin janë të përfshirë dhe po ndikojnë edhe në sistemin e drejtësisë. A është ky një shtet i kapur, nëse nuk gaboj ju kam dëgjuar njëherë teksa e thoni?

O’Connell: Krejt situata është e koklavitur. Duhet të pyesim pse përsëritet një gabim vite me radhë edhe nuk krijohen politika? Kemi pasur procesin e rekrutimit në sistemin e drejtësisë në gjyqësi, pse nuk ka qenë procesi transparent ndaj shoqërisë civile? Nuk ka besim hiç për këtë sistem, ka pasur shumë dëshmi që ka qenë i kapur për interesat politike, incizimet Pronto na kanë treguar për sistemin. Ne e dimë që ka nepotizëm, e dimë që procesi nuk është i pëlqyeshëm, e dimë që nuk ka besim, pse kur ekziston kjo situatë nuk hapet procesi për të pasur transparencë ndaj shoqërisë civile, dhe ndaj ekspertëve të Kosovës, ne nuk dëshirojmë të kemi mbikëqyrje ndaj Kosovës, por pse mos me pas një proces transparent për të rikthyer besimin e qytetarëve të Kosovës edhe të miqve të Kosovës, në sistem? Dhe nëse nuk ndodh ashtu krijon përshtypje që dikush nuk ka interes për të pasur një sistem të drejtësisë të pavarur.