Oda e Afarizmit kërkon ndihmë nga Qeveria Oda e Afarizmit kërkon ndihmë nga Qeveria
Komuna e Lipjanit dhe Qeveria të shikojnë mundësinë e ndihmës për familjen Zeqiri por edhe përkrahje në vlerësimin real të shkaktarit të djegies së... Oda e Afarizmit kërkon ndihmë nga Qeveria

Komuna e Lipjanit dhe Qeveria të shikojnë mundësinë e ndihmës për familjen Zeqiri por edhe përkrahje në vlerësimin real të shkaktarit të djegies së stallës, pajisjeve dhe lopëve, u tha në vizitën e përfaqësuesve të Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë fshat, së bashku me z. Afrim Sadiku –Shef i sektorit të Bujqësisë në Komunën e Lipjanit.

Ferma e djegur kishte fatkeqësi në të cilën kanë pësuar 28 prej 31 krerëve lopë.

Zonja e shtëpisë- Salihe Zeqiri tha se momenti kur është vërejtur zjarri ka qenë shumë vonë që të bëhet diçka. “Ishte e pamundur që të nxjerrën kafshët për shkak të zjarrit të tepërt që e kaploi stallën. Vetëm 3 prej tyre kanë shpëtuar por janë shumë të lënduara.” theksoi ajo.

Shkaktari i kësaj fatkeqësie dyshohet të jetë rryma. Përfaqësues të KEDS-it ishin duke inspektuar shkakun e zjarrit që kaploi stallën.

I pranishëm ishte edhe veterinari z.Bujar Ejupi nga Veterina i cili konfirmoi se është duke i mjekuar lopët dhe se dy prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë.
Përveç lopëve, dëme kishin pësuar edhe makina e qumështit, frizi për ruajtjen e tij dhe ushqimi.

Vlen të theksohet se këto lopë siguronin 150 litra qumësht në ditë dhe se kjo familje ishin të varura nga ky biznes, prandaj OAK bënë lutje që të ndihmohet në kompensimin e dëmeve.

Z. Hysni Zogaj dhe Qëndresa Ibrahimi premtuan se Oda do të bëjë maksimumin që të kërkojë ndihmë nga Ministria e Bujqësisë dhe nga organizatat e ndryshme që ndihmojnë fermerin e dëmtuar.