Oj Morenë, po pse i hyre fushës së muzikës? Oj Morenë, po pse i hyre fushës së muzikës?
Morena Taraku ka disa ditë që ka paralajmëruar projektin e saj të ri. Përmes një postimi të bërë në Instagram, këngëtarja ka dhe një... Oj Morenë, po pse i hyre fushës së muzikës?

Morena Taraku ka disa ditë që ka paralajmëruar projektin e saj të ri.

Përmes një postimi të bërë në Instagram, këngëtarja ka dhe një mesazh për ata që mendojnë se ajo nuk di të këndojë.

“Kjo shkon për ata që kanë besu se Morena s’osht këngëtare”, shkruan këngëtarja, e cila në fakt secilin projekt e ka të bërë me ‘autotune’.

Madje ka qenë dhe Valon Shehu, këngëtari nga Gjakova ai i cili muaj më parë e tha troç se Morena Taraku nuk di të këndojë.

“Swag” mban titullin kënga të cilën Morena do t’a lansojë ditën e dielë me klip.

Ndërsa projekti i saj i fundit është ai i para gjashtë muajsh, në bashkëpunim me këngëtarin Sabri Fejzullahu, kënga me titull “Dashni” e cila deri tani numëron mbi një milion shikime në Youtube./GazetaBlic