Overmars i mohon Real-it yllin e Ajax Overmars i mohon Real-it yllin e Ajax
Van de Beek mbetet një prej protagonistëve në këtë merkato vere. Pas interesimin tashmë publik të Real Madrid për yllin e Ajax, ritmi i... Overmars i mohon Real-it yllin e Ajax

Van de Beek mbetet një prej protagonistëve në këtë merkato vere. Pas interesimin tashmë publik të Real Madrid për yllin e Ajax, ritmi i bisedimeve mes palëve duket se është ngadalësuar ditët e fundit.

Një situatë, që duket se ka gëzuar trajnerin e Ajax Erik Ten Hag, që dje dha sinjalin e parë mbi qëndrimin e yllit të skuadrës me kampionët e Holandës. Të njëjtën gjë ka konfirmuar këtë të martë edhe drejtori sportiv, Marc Overmars.

“Mendoj se Van de Beek do të qëndrojë te Ajax. Shumë shpejt do të kemi përgjigjen përfundimtare, por unë shpresoj se gjithçka do të konkludohet si mos më mirë. Ekziston një datë fikse kur do të kemi një përgjigje. Ekipi është këtu dhe ne nuk po shohim për futbollistë të tjerë”, deklaroi Overmars, para sfidës së vlefshme për Champions League, e fituar ndaj PAOK me rezultatin 3-2.