Pabarazia shoqërore në botë Pabarazia shoqërore në botë

Pabarazia shoqërore në botë

Opinione 12 September, 2019, 11:34

Ekonomistët shumë flasin për pabarazinë shoqërore, e shumë prej tyre edhe nuk pajtohen rreth kësaj teme. Sidoqoftë, pabarazia shoqërore është sa historike, poaq është... Pabarazia shoqërore në botë

Ekonomistët shumë flasin për pabarazinë shoqërore, e shumë prej tyre edhe nuk pajtohen rreth kësaj teme. Sidoqoftë, pabarazia shoqërore është sa historike, poaq është edhe natyrore e ngulitur thellë në psikologjinë e jetës njerëzore.

Nëse duam ta shohim nga aspekti historik,
atëherë mund të themi që njerëzit kanë qenë të barabartë në aspektin material,
apo mund të themi se pabarazia shoqërore ishte 0 (zero), atëherë kur askush nuk
kishte asgjë. Pra të gjithë ishin të barabartë, me pak tesha në trup, para një
lumi, para një liqeni apo deti dhe kush zë ndonjë peshk, ka diçka për të
ngrënë, apo kush mbledh ca fruta nëpër fusha.

Pabarazia shoqërore fillon pikërisht atëherë
kur njerëzit filluan të shfrytëzojnë aftësitë e tyre mendore dhe fizike për të
krijuar apo prodhuar të mira materiale, rrjedhimisht duke grumbulluar pasuri.
Meqë njerëzit lindin me aftësi të ndryshme si fizike poashtu edhe mendore, do
të ishte absurde që të gjithë të arrinin të prodhonin apo grumbullonin pasuri
të njëjta, përkatësisht të zhvilloheshin barabartësisht në aspektin material.

Me kalimin e kohës, jeta njerëzore bëhet
gjithnjë e më komplekse, organizohen grupet shoqërore në forma të ndryshme,
bëhen luftëra, krijohen sisteme shoqërore të avancuara, arrijmë deri tek
revolucioni industrial e teknologjik, ku sot një numër të madh të punëve e
kryejnë kompjuterët dhe robotika.

Në gjithë këtë cikël të progresit njerëzor në
botë, në të gjitha këto mileniume histori njerëzore, nuk ka pasur asnjëherë
barazi shoqërore në aspektin ekonomik. Mirëpo, ka pasur një progres të
jashtëzakonshëm të zhvillimit njerëzor në terma të përgjithshëm substancial.

Tentimi për të ofruar një sistem që bën barazi
shoqërore në mos pasje (apo në një varfëri relative, siç ishte tendenca e
komunizmit si sistem) u faktua që ishte një gabim në esencë dhe kundër natyrës
njerëzore në praktikë.

Kur njerëzit shtyhen me ideologji të sforcuara
drejt një barazie ekonomike, ata nuk jetojnë më me arsyen racionale. Shembulli
më i mirë është tregimi për Borisin dhe Sashën nga një fshat i thellë i Rusisë.
Të dytë jetonin nga toka që e punonin dhe sëcili kishte nga dy hektarë tokë.
Dallimi i vetëm ishte që Borisi e kishte edhe një Dhì. Kur e pyetën Sashën se
çka do të dëshironte më shumë në jetën e tij në fshat, Sasha ishte përgjigjur:

– Dhia e Borisit me cofë.

Në vend që të kishte dëshirë me e pas edhe ai
vet edhe një Dhì e të bëhet baraz me Borisin, ai dëshironte të kundërtën,
barazimin në varfërinë e tij.

Nëjse, pabarazia shoqërore është një temë
vërtetë e gjërë. Desha vetëm të prekë pak dimensione të saj.

Ekonomisti i famshëm francez, Thomas Piketty
në analizat e tij që kanë bërë shumë ‘boom’ në mediat botërore sa i përket
pabarazisë shoqërore në botë, ai konstaton që përqindja e të varfërve në
krahasim me të pasurit është e njëjtë sikur para 100 vjetëve, bile ky dallim
mes të varfërve dhe të pasurve është në rritje.

Gabimin që Thomas Piketty e bën në këtë
analizë, është që analizën e bazon vetëm nga pikëpamja e të ardhurave. E jo nga
pikëpamja e konsumit.

E tërë esenca ekonomike e jetës sonë, është
konsumi dhe çka është në gjendje të blejë një i varfër sot dhe një i varfër
para 100 vjetëve?

Çfarë sistemi shëndetësor ka pasur një i
varfër para 100 vjetëve, e çfarë sistemi ka një i varfër sot?

Sa famijë kanë vdekur para moshës 5 vjeçare
para 100 vjetëve? e sa fëmijë vdesin sot?

Një i pasur para 100 vjetëve ka vdekur nga një
virus i thjeshtë i gripit edhe pse ka pasur mjaft pasuri. Ose një i pasur i
para 100 vjetëve, ska pasur frigorifer në shtëpi, ska pasur banjo me ujë të
nxehtë, ska pasur telefon, ska pasur makinë e shumë e shumë produkte që sot një
i varfër i posedon në shtëpi.

Pra, pabarazia shoqrërore në terma të të
ardhurave do të ekzistojë edhe në të ardhmën, por edhe pse dallimi në mes të
pasurve dhe të varfërve mund të rritet, nuk përbën diçka të keqe, përderisa
mundësitë e të varfërve rriten për qasje në kushte më të mira jetësore.

E gjithë kjo quhet progres njerëzor, ku sëcili
avancohet në bazat e jetës.

Para 100 vjetësh, jetëgjatësia mesatare në
shumë vende ka qenë rreth 35 vjet jetë. Sot mesatarja është tek të 70-tat.

Pabarazia shoqërore është shumë më komplekse
se sa e shohin shumë politikanë dhe sociologë.

Sidoqoftë, sistemet politike mund të ofrojnë
politika zhvillimore që dallimin mes të varfërve dhe të pasurve ta bëjnë një
pasqyrë që reflekton mundësi për masat e jo një pasqyrë që reflekton sundim të
masave nga të pasurit.