Një router wi-fi për të mbrojtur familjet nga përmbajtjet e internetit që nuk janë të përshtatshme për fëmijët. Në këtë mënyrë filtri “parent control”...

Një router wi-fi për të mbrojtur familjet nga përmbajtjet e internetit që nuk janë të përshtatshme për fëmijët. Në këtë mënyrë filtri “parent control” nga pajisjet kalon në të gjithë rrjetin shtëpiak.

Ky është propozimi i Routerhino nga start-up italian CFBOX, i cili ka nisur një fushatë financimi në platformën Kickstarter.

Routerhino, duke përdorur një teknologji të ngjashme si ajo në rrjetet e kompanive për të bllokuar aksesin e faqeve me përmbajtje të caktuar, përfaqëson një të re në tregun shtëpiak dhe është menduar për të filtruar rrjetet sociale, bisedat, motorët e kërkimit, videot dhe përmbajtjet e papërshtatshme për minorenët në pajijset e lidhura me rrjetin e shtëpisë, thonë ideatorët.

“Në rastet kur ka fëmijë të moshave nga 2 deri në 12 vjeç, është krijuar një nevojë e re mbrojtjeje. Fëmijët tanë kalojnë shumë kohë në kompjuter, tablet, smartphone dhe hyjnë në internet, në një mënyrë pak a shumë të pavetëdijshme dhe pa asnjë lloj kontrolli. Edhe pse kanë një prind pranë, mund tu shpëtojë rreziku që prezanton një foto apo video, për shembull e dhunshme apo pornografike”, thonë themeluesit e CFBOX, Marco Gallina dhe Stefano Caminaghi./tch