Pak para nisjes së koncertit, 2po2 bën gjestin më të bukur për nipin e tij Capital T Pak para nisjes së koncertit, 2po2 bën gjestin më të bukur për nipin e tij Capital T
Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e koncertit gjigant që Capital T do të mbajë në “Sheshin Nënë Tereza” në Tiranë. Në profilin... Pak para nisjes së koncertit, 2po2 bën gjestin më të bukur për nipin e tij Capital T

Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e koncertit gjigant që Capital T do të mbajë në “Sheshin Nënë Tereza” në Tiranë.

Në profilin e tij në Instagram, këngëtari tregoi se ishte më gati se kurrë për koncertin që e kishte ëndërruar gjatë gjithë jetës së tij.

Sigurisht që në skenë me Capital-in s’mund të mungonte daja i tij, Besniku i 2po2, i cili pak para koncertit ka bërë gjestin e bukur për nipin.

Besniku ka publikuar në Instagram një foto të vjetër me Trimin, ku kanë pozuar shumë vite më parë kur Trimi ishte në moshë të vogël, duke i treguar kështu mbështetjen e tij.

“Koha Flutoron Shpejt ´ Në Foto me Nipin Tem @truekapo Në Fillim Të 90 – tave. “Timecapsule” Fluturon Sonte Me Trimin Në Tiranë, have fun “-janë fjalët e tij krahas fotos.

Koncerti nis sonte në orën 19:19 dhe ju sugjerojmë të mos mungoni, pasi do të jetë një spektakël i vërtetë!