Pamjet e aksidentit të rëndë ku u plagosën 4 persona dhe humbi jetën shqiptari Pamjet e aksidentit të rëndë ku u plagosën 4 persona dhe humbi jetën shqiptari
Policia ka bërë me dije detaje në lidhje me një aksident që ndodhi këtë të dielë në aksin rrugor Korçë- Pogradec, ku mbetën të... Pamjet e aksidentit të rëndë ku u plagosën 4 persona dhe humbi jetën shqiptari

Policia ka bërë me dije detaje në lidhje me një aksident që ndodhi këtë të dielë në aksin rrugor Korçë- Pogradec, ku mbetën të plagosur 4 persona, mes tyre dhe fëmijë të mitur.

Dy makinat e përplasura, njëra Benz e tjetra Volksvagen, janë goditur aq fort sa një prej makinave është përmbysur dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë të impaktit të fortë, drejtuesi i mjetit Golf ka humbur jetën.

Të plagosur janë: dy gra, njëra prej të cilave është në gjendje të rëndë, një tjetër me dëmtime të shumta dhe një vajzë e mitur si edhe drejtuesi i mjetit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 15.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Pograd­ec, në afërsi të fsha­tit Leshnicë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur mjeti tip “Golf”, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin D.H.

Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip “Golf”, si edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Fotot u përcollën nga top channel./Express