Panik në parkun ujor, dallga gjigande plagos 44 plazhistë Panik në parkun ujor, dallga gjigande plagos 44 plazhistë
44 persona kanë mbetur të plagosur nga një dallgë ‘cunami’ në një park ujor në veri-lindje të Kinës. Incidenti ka ndodhur në parkun Yulond... Panik në parkun ujor, dallga gjigande plagos 44 plazhistë

44 persona kanë mbetur të plagosur nga një dallgë ‘cunami’ në një park ujor në veri-lindje të Kinës.

Incidenti ka ndodhur në parkun Yulond Shuiyun, në qytetin kinez të Longjing, pranë kufirit me Korenë e Veriut.

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale aksidenti është shkaktuar nga një ndërprerje e energjisë elektrike që ka dëmtuar aparaturat elektronike në sallën e kontrollit të pishinës së madhe, që simulon dallgë të ngjashme me ato të një cunami.

Dallga, si pasojë ka rezultuar më e madhe seç parashikohej (të paktën 3 metra) dhe ka marrë përpara plazhistët në ujë.