Papa Françesku reagon pas sulmit në Zelandën e Re Papa Françesku reagon pas sulmit në Zelandën e Re
Papa Françesku ka reaguar pas sulmit terrorist në dy xhamitë në Chrischurch të Zelandës së Re ku kanë humbur jetën të paktën 49 persona... Papa Françesku reagon pas sulmit në Zelandën e Re

Papa Françesku ka reaguar pas sulmit terrorist në dy xhamitë në Chrischurch të Zelandës së Re ku kanë humbur jetën të paktën 49 persona dhe shumë të tjerë janë lënduar.

“Jam thellësisht i mërzitur për vdekjen e shumë njerëzve dhe lëndimin e shumë të tjerëve nga aktet e dhunës, të pandjenja”, ka thënë ai.

Në telegramin e ngushëllimit të Papa Françeskut thuhet se ai “siguron të gjithë shtetasit e Zelandës së Re dhe në veçanti komunitetin mysliman për solidaritetin e tij të përzemërt në vazhdën e këtyre sulmeve”.

I pari i Vatikanit ka shtuar se është “i vetëdijshëm për përpjekjet e personelit të sigurisë dhe emergjencës në këtë situatë të vështirë”.