Paqueta debuton nesër, ja ku e vendos Gattuso Paqueta debuton nesër, ja ku e vendos Gattuso
Blerja më e re e Milan, Lucas Paqueta do e nisë ndeshjen e nesërme kundër Sampdoria për kupën e Italisë si titullar. Ky lajm... Paqueta debuton nesër, ja ku e vendos Gattuso

Blerja më e re e Milan, Lucas Paqueta do e nisë ndeshjen e nesërme kundër Sampdoria për kupën e Italisë si titullar. Ky lajm është konfirmuar nga persona të brendshëm të skuadrës kuqezi, që besojnë se Gattuso do i japë atij shansin të debutojë si titullar në transfertën në Xhenova për raundin e 1/16-ve të kupës.

Braziliani është në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për ndeshjen e nesërme, ndërsa Suso mungon pasi ka një problem në ije që nga stërvitja e djeshme. Në skuadrën kuqezi rikthehet edhe Ivan Strinic, pas qëndrimit të gjatë larg fushe për shkak dëmtimi.

Në stërvitjen e sotme Paqueta është provuar në rolin e mesfushorit dhe nesër pritet që ta nisë pikërisht aty aventurën me Milan. Më shumë detaje rreth formacionit trajneri Gattuso do japë në konferencën për shtyp që është programuar pak orë më vonë.

Formacioni i mundshëm i Milanit ndaj Sampdorias:

Reina; Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paqueta; Castillejo, Higuain, Calhanoglu.