Parajsa vetë: Brenda shtëpisë super-luksoze të Eden Hazard Parajsa vetë: Brenda shtëpisë super-luksoze të Eden Hazard
Ylli i Real Madridit, Eden Hazard ka shpenzuar 10 milionë për të blerë një vilë në kryeqytetin spanjoll e cila ka gjashtë dhoma gjumi,... Parajsa vetë: Brenda shtëpisë super-luksoze të Eden Hazard

Ylli i Real Madridit, Eden Hazard ka shpenzuar 10 milionë për të blerë një vilë në kryeqytetin spanjoll e cila ka gjashtë dhoma gjumi, një pishinë dhe kinema derisa ai është duke u adaptuar pas kalimit atje për 150 milionë funte

Eden Hazard ka gjetur shtëpinë e tij të re pas një muaji që e kompletoi kalimin e tij në Real Madridi 150 milionë funte.

28 vjeçari ka shpenzuar 10 milionë funte në një vilë futuristike në zemrën e kryeqytetit spanjoll derisa është duke u përgatitur për sezonin e ri, transmeton GazetaExpress.

“Casa de Hazard” mund të gjendet në lagjen La Finca, e cila është e njohur si lagja e famshme për shumicën e lojtarëve të Real Madrid.

Vila, e cila është e dizajnuar nga arkitekti Joaquin Torres, ka gjashtë dhoma të fjetjes në të cilat do të banon Hazard me gruan e tij Natacha dhe tre djemtë – Yannis, Leo dhe Samy.

Shtëpia luksoze po ashtu ka një pishinë, një spa, palestër, një kinema dhe një fushë tenisi në kopsht, që Hazard dhe familja e tij të kenë jetë komode në shtëpinë e tyre të re.

Ish ylli i Chelsea ka kërkuar që një kohë të gjatë që të jetë në këtë shtëpi derisa po përgatitet për debutimin e tij në La Liga këtë vikend. /GazetaExpress/