Parandalimi i autizmit vjen nga trajnimi i prindërve, publikohet botimi që ju vjen në ndihmë! Parandalimi i autizmit vjen nga trajnimi i prindërve, publikohet botimi që ju vjen në ndihmë!
Autizmi nis me simptomat e para që në muajt e parë të lindjes së fëmijës. Megjithatë përmes ndërgjegjësimit dhe kujdesit është më thjeshtë që... Parandalimi i autizmit vjen nga trajnimi i prindërve, publikohet botimi që ju vjen në ndihmë!

Autizmi nis me simptomat e para që në muajt e parë të lindjes së fëmijës.

Megjithatë përmes ndërgjegjësimit dhe kujdesit është më thjeshtë që të diktohet në kohë dhe që fëmijët të përfitojnë aftësitë që humbin nga kjo patologji. Por duket se hapi më i rëndësishëm është pikërisht ndërgjegjësimi I prindërve dhe trajtimi i tyre. Për këtë arsye shoqata e logopedistëve ka përkthyer një botim, i cili u vjen në ndihmë pikërisht prindërve. Për të folur më gjatë rreth këtij botimi specialisti logoped Sashen Rexhepaj i është përgjigjur disa pyetjeve nga Gazeta Express:

Çfarë është ky botim dhe cilat janë specifikat e tij?

Ky është një libër i ardhur nga shoqata e logopedistëve saktësishte nga dy specialist Sashen Rexhepaj dhe kolegia Llukmani sipas një marrëveshje me Ericson.it, e cila është një nga kompanitë që merret me botimin ematerialeve didaktike më të mëdha në Itali. Libri bazohet kryesisht tek fëmijët me autizëm por me një fokus tjetër, foksusi mbi prindërit. Është fokysuar tek prindërit, pasi ai është elementi kyç që mund të ndikojë drejtpërdrejtë në përmirësimin e fëmijës në rifitimin e shumë aftësive ndoshta të humbura në kohë. Këtu tregon një metodologji të re sesi specialisti duhet të krijojë një përqasje me prindin dhe kjo motodologji e re do të bëjë që prindi ta pranojë shumë herë më shpejt problemin e fëmijës së tij dhe do të thotë që mund të ndërhyhet më shpejt.

Do jetë ky i vetmi botim i këtij lloji?

Ne mendojmë të nxjerrim një kolanë librash, libri tjetër që po punojmë është trajnimi i prindërve, normalisht ka disa faza që shkon në një tratim të suksesshëm, faza e parë është të kemi prindër të ndërgjegjësuar, faza e dytë të kemi prindër të trajnuar faza tjetë të kemi prindër të specializuar në çdo vështirësi që ka fëmija i tyre dhe faza e fundit të ndikojmë drejtpërdrejtë mbi terapinë që zhvillohet nga specialisti tek fëmijët.

Dimë që në qytetin e Vlorës ku ju dhe punoni kanë ecur me hapa me konktret sa i përket të mësuesve mbështetës, por na shpjegoni pak sesi është bërë e gjitha?

Lidhet drejtprëdrejtë me hedhjen në treg të këtij libri realisht puna jonë me komunitetin e  fëmijëve me autizëm dhe prindërve ka nisur me qendrën komunitare “Zëri juaj” në qytetin e Vlorës, e cila ofronte shërbim terapeutik falas për të gjithë fëmijët që afroheshin pranë qendrës, kjo ofrohet përmes formës së vullnetarizimit. Ne pamë që vullnetarizmi nuk mjaftonte dhe në duhet të bënim një hap më tej. Të bënim strukturat shtetërore në këtë rast drejtoria arsimore rajonale të vendosin në punë ligjin e vitit 2012 mbi arsimin gjithëpërfshirës. Kushdo fëmijë më nevoja të veçanta ka të drejtë ligjore të ketë një mësues mbështetës  dhe duke bërë në grup të madh prindërish bashkë arritëm deri diku ti vendosim në përgjegjësi për zbatimin e ligjit  të gjitha ato struktura dhe për fatin tonë të mirë arritëm ti bindnim  ta zbatojnë ligjin dhe momentalisht janë 44 fëmijë në qytetin e Vlorës që kanë mësues mbështetës  të tipologjive të ndryshme.

Ku haset vështirësia në Tiranë, ndërkohë që në Vlorë janë arritur këto rezultate , si është qasja e prindërve në Vlorë, në një qytet më të vogël se Tirana deri diku edhe me shumë stereotipe…

Ne kemi një filozofi tonën, filozofia jonë është që nuk mund të bëjmë gjithçka njëhershi, por që mund të nxjerrim modele pozitive, duke iu treguar të gjithëve se mund të bëjmë diçka ndryshe dhe realisht shpresa jonë më e madhe që e gjithë kjo iniciativë do ecte ishte rënia në kontakt me disa prindër që ishin tepër të motivuar për të bërë ndryshim qoftë në system dhe pikërisht këta prindër u bënë model për të gjithë prindërit e tjerë dhe ishin një lloj mburoje dhe mbështetje për të gjithë prindërit e tjerë një lloj panrteri në sensibilizimin e tyre

Ky lloj botimi është mirë që të blihet nga çdo prind i ri?

Ky lloj botimi është i mirë për t’u pasur nga prindërit sepse realisht do të ndihmojë drejtpërdrejtë të kuptojnë natyrën e vështirësive dhe problemet që shfaq fëmija i tyre dhe si duhet të ndërtojë marrëdhenien me ta, pasi është shumë e rëndësishme që prindi të ndërtojë një marrëdhënie me fëmijën, por nga ana tjetër u shërben edhe të gjithë operatorëve që punojnë me këta fëmijë sepse duhet të ndryshojnë metodologjinë që kanë ndjekur deri tani, metodologji që mund të zhvillohet terapi me orë të caktuara në javë  dhe kjo majfton. Ne kemi parë që kjo është e pamjaftueshme dhe nisur nga kjo ne i sugjerojmë që të nisin nga prindërt, ndërgjegjësimi, trajnimi dhe specifikimi i tyre .

Në këtë botim ka pjesë ku tregon sesi mund të dallojmë shenjat e para të autizimit tek një fëmijë?

Sigurisht paraqet shenjat kryesore që paraqet çdo fëmijë me autizëm në këtë aspekt do t’i ndihmojë shumë prindërit dhe do t’a kenë më të lehtë të eveindentojë çdo fëmijë që bie në kontakt jo detyrismisht të jesh i afërm  i tij për ta dalluar. Mund ta evidentojnë lehtësisht në komunitetin ku jetojnë.

Si do të bëhet shpërdarja  e tij?

Kemi zgjedhur një metodë e vjetër është kontakti i drejtpërdrejtë me organizatën që e ka hedhur në treg këtë libër…kemi zgjeshur këtë formë pasi duke patur në kontakt të drejtpërdrejtë me të interesuarit. Jo vetëm përpiqemi të sigurojmë një libër, por edhe ndihmojnë në rrugën e tij prindin apo operatorin,  por deri diku t’i japim dhe mbështetje që ne jemi këtu për çdo rast specific

Kosto e botimit është e përballueshme nga familjet?

Ne kemi zgjedhur dy rrugë në mënyrë të tillë që të gjithë të pajisen me njëj libër. Kemi vendosur për një libër në kosto pak mbi mesataren në mënyrë të tillë që të gjitha të ardhruat që gjenerohen të sigurojnë botimin e një numri të caktuar librash dhe të sigurohen falas për të gjithë këto familje që e kanë të pamundur të ta blejnë në libër profesional. Mjafton që pranë zyrës tonë do lançojmë aplikimet për të sjellë dëshminë e papunësisë dhe ne jemi të gatshmë ti ofrojmë në kopje të këtij libri.

Autorët që keni zgjedhur për tu referuar për të përkthyer librin cilët janë?

Enrico mikeli dhe cezarino diaz kanë një eksperiencë shumë të gjatë mbi 25 vite me fëmijët me nevoja të veçanta dhe kanë bërë që të provojnë motodologjitë e ndryshme dhe pas 20 vitesh ata arritën në përfundimin që metodologjia  është tek prindi dhe kur na e thonë dy persona që kanë një eksperiencë kaq të gjatë në këtë fushe, madje suksese në këtë fushë besoj se këtë duhet ta marrim si etalon.

A do të ketë takime apo seminare me ata dhe me të tjerë për të shkëmbyer eksperienca?

Ne do të kemi takimi me organizata italiane  që për momentin po na ofrojnë materiale të ndryshme didaktike po na ofrojnë trajtimin për të rritur nivelin tonë të eksperiencës me të gjithë këto patologji që janë të reja për modelin e trajtimit shqiptar. Në rrugën që kemi zgjedhur specialistet do të vijnë në përmirësim dhe këta specilaistë do të të ndihmojnë edhe ata në terren për të përmirësuar vetveten.

Përveç Vlorës çfarë duhet bërë në Tiranë dhe në qytetet e tjera?

Kam kuptuar se i gjithë sistemi shqiptar e ka kapur në formën ë gabuar vetëm në pjesën e trajtimit, ne nuk po bëjmë pjesën më të rëndësishme parandalimin. Do të duhej që në çdo qendër shëndetësore në Republikën e Shqipërisë të kishte minimalisht një pyetësor për të pyetur rreth të gjitha shenjave që paraqesin rrezik për një fëmijë. Mjafton të bëhet ky hap i vogël dhe kjo do t’i bënte shumë specialist të kuptonin se evidentimi i hershëm ka shumë herë më shumë efekt se çfarëdo lloj trajtimi sado specific që të jetë ai.

A duhet të jetë një prind i ri gjithnjë në alert që në muajt e parë të lindjes së fëmijës së tij të dallojë çdo lëvizje të tij?

Unë mendoj që prindi gjëja e parë që duhet të bëjë është të mësojë të luajë me fëmijën e tij, po luajti me fëmijën mund të kuptojë të jgitha ato shenja që quhen dalje nga normapor kjo është edhe inkurajuese njëkohësisht sepse në gjithë ato raste kur janë paraqitur shenja dhe ka patur ndërhyrje në moshe të hershme ka patur progres sa tani shumë fëmijë që janë intergruar në shkollë dhe kanë patur një ndërhyrje të hershme nuk arrijmë dot t’i dallojmë nga bashkëmoshatarët. Sa më të afërt me fëmijët sa më larg teknologjisë sa më larg varësive dhe sa më afër në ambiente sociale duke i paraqitur një model pozitiv fëmijë do ndihmojë që  ata të kenë fëmijë më të mirë dhe të jenë prindër më të mire, prindi nuk duhet të hezitojë të shkojë tek specialist./Gazeta Express/