Parandalohet një vrasje në Tiranë Parandalohet një vrasje në Tiranë
Policia e Shtetit ka parandaluar këtë të mërkurë një vrasje në kryeqytet, ku një person shumë i kërkuar dhe i dënuar me 20-vite burgim... Parandalohet një vrasje në Tiranë

Policia e Shtetit ka parandaluar këtë të mërkurë një vrasje në kryeqytet, ku një person shumë i kërkuar dhe i dënuar me 20-vite burgim për një vrasje 4-vite më parë, u vu në pranga.

Ishte zëdhënësi i Policisë së Shtetit, ai që bëri publik lajmin, ku tha, se bëhet fjalë për Satedin Erkoçeviç, nga Shkodra i cili qarkullonte në Tiranë me armë zjarri dhe dyshohet se po përpiqej të vriste një person. Ai ra në prangat e policisë në rrugën “Bilal Xhaferri”.

I shumëkërkuari u denoncua nga qytetarët, në polici, se qarkullonte me armë ndërsa në momentin e arrestimit iu sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë me 14 fishekë, një prej të cilëve gati për të qëlluar. Erkoçeviç është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 20 vite burg pasi në 10 Maj të vitit 2014 vrau me armë zjarri një person me iniciale I.Y. dhe ka plagosur një tjetër në një lokal me muzikë Live.

Vetëm gjatë muajit korrik dhe gjysmës së parë të gushtit, Policia e Shtetit ka prangosur 38 persona që qarkullonin me armë zjarri./rtsh