Parashikimi i motit për sot në Kosovë Parashikimi i motit për sot në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e diele do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe i qetë. Sipas institutit, temperaturat... Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e diele do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe i qetë.

Sipas institutit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim.