Partizani e Feronikeli milionerë, shifra të frikshme nga UEFA! Partizani e Feronikeli milionerë, shifra të frikshme nga UEFA!
UEFA ka publikuar sot detaje nga shpërndarja e të ardhurave për klubet në sezonin 2019/20 në Champions League dhe Europa League. Në total, UEFA... Partizani e Feronikeli milionerë, shifra të frikshme nga UEFA!

UEFA ka publikuar sot detaje nga shpërndarja e të ardhurave për klubet në sezonin 2019/20 në Champions League dhe Europa League.

Në total, UEFA arkëton rreth 3.25 miliardë euro nga kompeticionet e saj, përfshirë Superkupën e Europës, me 295 milionë që shkojnë për kostot organizative/administrative. Nga shifra e mbetur, 7% shkon për pagesat e solidaritetit, që do të thotë se 227.5 milionë euro u shpërndahen klubeve që nuk mbërrijnë dot në grupet e Champions apo Europa League.

Këtu përfshihen klubet shqiptare, sepse janë publikuar shifrat që arkëtojnë klubet tona këtë sezon.

The UEFA Champions League trophy is on display prior to the semi-final first-leg football match FC Bayern Munich v Real Madrid CF in Munich, southern Germany on April 25, 2018. (Photo by Odd ANDERSEN / AFP)        (Photo credit should read ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images)

The UEFA Champions League trophy is on display prior to the semi-final first-leg football match FC Bayern Munich v Real Madrid CF in Munich, southern Germany on April 25, 2018. (Photo by Odd ANDERSEN / AFP) (Photo credit should read ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images)

Partizani ka “thelën e luanit”, sepse arkëton 260,000 si kampion i vendit, nëse nuk mbërrin në fazën e grupeve në Champions. Më pas, Partizani arkëton 280,000 euro për pjesëmarrjen në turin e parë kualikues.Nëse nuk ia del ndaj Qarabag, Partizani do të vijojë në turin e dytë kualikues në Europa League, ku do të arkëtojë edhe 260,000 euro. Në rast eliminimi edhe aty, klubi i kuq e mbyll pjesëmarrjen në kupat e Europës me 800.000 euro!

Ndërkaq, klubet e tjera të Superiores janë shumë larg, sepse arkëtojnë 240,000 euro për pjesëmarrjen në turin e parë kualikues në Europa League dhe e mbyllin me aq, nëse eliminohen, gjë që ka shumë gjasa të ndodhë tashmë. Më mirë se Skënderbeu ka bërë Feronikeli, sepse kampionët e Kosovës përtojnë më shumë. Pas 260,000 eurove si klubi kampion, Feronikeli ka arkëtuar 230,000 euro për triumn në turin paraeliminator, 280,000 euro për pjesëmarrjen në turin e parë dhe nëse kalon TNS-në, merr edhe 380,000 euro, shoqëruar nga 280,000 euro në rast eliminimi dhe kalimi në Europa League. Në rast eliminimi nga The Neë Saints (2-2 në Uells), Feronikeli kalon në Europa League dhe arkëton 260,000 euro, si Partizani. Në rastin më të keq, duke mos avancuar asnjë tur më tej, Feronikeli arkëton 1 milion euro në total!