Pas 57 vjetësh Barbie bëhet më “njerëzore” Pas 57 vjetësh Barbie bëhet më “njerëzore”
Tashmë, 57 vjet nga krijimi i saj, përveç Barbie origjinale mjaft elegante dhe shumë shpesh e parodizuar, kukulla do të vijë edhe në versionin... Pas 57 vjetësh Barbie bëhet më “njerëzore”

Tashmë, 57 vjet nga krijimi i saj, përveç Barbie origjinale mjaft elegante dhe shumë shpesh e parodizuar, kukulla do të vijë edhe në versionin e gjatë, e vogël dhe me forma të kolme. Në fund të fundit edhe vajzat dhe gratë nuk kanë të gjitha një formë. “Mattel” ka prezantuar linjën e re në websajtin e saj dhe në një artikull në revistën “Time” me titullin: Tani, a mund të mos flasim më për trupin tim? “Duhet t’u tregojmë vajzave se nuk ka rëndësi se çfarë forme ka trupi i tyre”, shprehet Tania Missad, drejtuese e linjës së re. Sipas “Mattel”, Barbie do të vijë tashmë në 4 forma të ndryshme trupore dhe 7 tonalitete lëkure, me 22 ngjyra sysh dhe 24 modele të ndryshme flokësh.