Pas barazimit me Wolvesin, Solskjaer: Ne po përmirësohemi Pas barazimit me Wolvesin, Solskjaer: Ne po përmirësohemi
Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer beson se në të ndeshjet e ardhshme lojtarët e tij do të japin më shumë prej tyre... Pas barazimit me Wolvesin, Solskjaer: Ne po përmirësohemi

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer beson se në të ndeshjet e ardhshme lojtarët e tij do të japin më shumë prej tyre me kalimin e kohës.

Manchester United barazoi 1-1 me Wolvesin, në një ndeshje ku Djajtë e Kuq kanë mundur të fitojnë po mos ta humbte penalltinë Paul Pogba.

“Ne dominuam në zotërimin e topit, arritëm golin e parë, që ishte një gol i shkëlqyeshëm dhe në gjysmën e dytë e dinim që Ujqërit do të luanin më mirë”, tha ai.

Wolves vs Manchester United (Foto: David Rogers/Getty Images/Guliver)

“Ata patën fat pak, krijuan disa shanse dhe me siguri realizuan golin që e merituan pas presonit. Mendoj se më pas morëm përsëri kontrollin dhe mund ta fitonim ndeshjen”.

“Gjysma e parë ishte padyshim një shfaqje e pjekur. Gjysma e dytë ishte pak më e ngathët. Por ne po përmirësohemi. Ne jemi një ekip shumë i ri që do të mësojmë. Mësuam në fushë edhe sot”, tha trajneri norvegjez.

Ndryshe, United pas dy ndeshjeve të para në Ligën Premier ka katër pikë dhe zë pozitën e katërt të renditjes tabelore.