Pas nëntë orë përballje me zjarrin, shpëton pjesa kryesore e Notre Dame, Macron: Do ta rindërtojmë Pas nëntë orë përballje me zjarrin, shpëton pjesa kryesore e Notre Dame, Macron: Do ta rindërtojmë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u zotua se do ta rindërtojë katedralen mesjetare të Notre Dame, pas shkatërrimit nga një zjarr i madh që... Pas nëntë orë përballje me zjarrin, shpëton pjesa kryesore e Notre Dame, Macron: Do ta rindërtojmë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u zotua se do ta rindërtojë katedralen mesjetare të Notre Dame, pas shkatërrimit nga një zjarr i madh që e përfshiu atë.

Zjarrfikësit pas gati 9 orësh betejë me flakët, arritën të shpëtonin strukturën kryesore të gurit gotik, 850 vjeçare, shkruan BBC.

Shkaqet e zjarrit nuk bëhen të ditura ende, por hetuesit thanë se po hetojnë zjarrvënien aksidentale, që lidhet me faktin se ajo pjesë e katedrales ishte duke iu nënshtruar një rinovimi.

Prokuroria e Parisit tha se aktualisht kjo ngjarje është duke u hetuar si aksidentale.

Zjarri në Katedralen e Parisit ra rreth orës 18:30 të pasdites së të martës dhe shumë shpejt përfshiu dritaret dhe të gjithë pjesën e drunjtë brenda saj, dukë bërë që të binte kupola e saj.