Pas shkollave, Edi Rama kërkon të ndalohen celularët edhe në institucionet shtetërore Pas shkollave, Edi Rama kërkon të ndalohen celularët edhe në institucionet shtetërore
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se celularët nuk do të lejohet nëpër shkollat shqiptare, duke shtuar se shumë shpejt i njëjtin rregull do të... Pas shkollave, Edi Rama kërkon të ndalohen celularët edhe në institucionet shtetërore

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se celularët nuk do të lejohet nëpër shkollat shqiptare, duke shtuar se shumë shpejt i njëjtin rregull do të bëhet dhe për institucionet shtetërore.

Në një takim me mësuesit e punësuar në portalin “Mësues për Shqipërinë” Rama u shpreh se celularët janë kthyer në shqetësim pasi sipas tij shumë institucione janë kthyer në kluve interneti.

“Jo celular në shkollë as për nxënësit dhe as për mësuesit. Ata do t’i dorëzojnë në fillim të mësimit dhe i marrin në fund. Në muajin e parë do jetë muaj edukimi, në muajin e dytë celularët që përdoren jashtë rregullit në shkollë, hidhen në plehra, nuk i kthehen më atij që i ka, pasi janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor”, theksoi Rama.