Pas tre vjetësh mund të hapet Kalaja e Harilqait për vizitorë Pas tre vjetësh mund të hapet Kalaja e Harilqait për vizitorë
Rritja e buxhetit dhe shtimi i kapaciteteve do të mundësonte që lokaliteti arkeologjik i Harilaqit pas tre vjetësh të jetë i gatshëm për t’u... Pas tre vjetësh mund të hapet Kalaja e Harilqait për vizitorë

Rritja e buxhetit dhe shtimi i kapaciteteve do të mundësonte që lokaliteti arkeologjik i Harilaqit pas tre vjetësh të jetë i gatshëm për t’u hapur si park arkeologjik.

Këtë e kanë thënë me bindje zyrtarët e Institutit Arkeologjik të Kosovës të martën, derisa kanë qenë nikoqirë të ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, në Kalanë e Harilaqit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bashkudhëheqësi i projektit, arkeologu Arben Hajdari, ka thënë se me kapacitetin dhe ritmin aktual të punës Kalaja e Harilaqit pas pesë vjetësh do të mund të jetë e hapur për vizitorë.

“Mendoj se me të njëjtin ritëm për pesë vjet mund të kemi një formë të mirë”, ka thënë Hajdari. Por drejtori i IAK-ut, Enver Rexha, është zotuar se ky proces mund të përshpejtohet.