Pas unazës me diamant gjigand, Morena Taraku merr një tjetër dhuratë marramendëse Pas unazës me diamant gjigand, Morena Taraku merr një tjetër dhuratë marramendëse
Rreth një muaj më parë Morena Taraku na befasoi të gjithëve teksa publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shfaqej me... Pas unazës me diamant gjigand, Morena Taraku merr një tjetër dhuratë marramendëse

Rreth një muaj më parë Morena Taraku na befasoi të gjithëve teksa publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shfaqej me një unazë me diamant gjigand në gishtin e fejesës.

“Unë thashë po!’’ mbishkruante bukuroshja, ndërkohë mbetet enigmë mashkulli që i ka vjedhur zemrën.

Rikujtojmë se lidhja e saj më e bujshme ka qenë ajo me miliarderin iranian, Sasha Sobhani, me të cilin u nda në qershor të vitit të kaluar.

Ndërkohë, teksa personin me të cilin po del, vijon ta mbajë të fshehtë nga syri i publikut, Morena vijon të publikojë dhurata të cilat me shumë gjasë ia dhuron pikërisht ai.

Ditën e sotme ajo ka postuar në Insta Story një foto ku shfaqet një unazë “Cartier” e cila duket që ka kushtuar shumë, mirëpo ende nuk kemi informacion rreth personit që ia ka dhuruar.

eee