PD nis përgatitjet për zgjedhje PD nis përgatitjet për zgjedhje
Demokratet kanë nisur përgatitjet për zgjedhje të parakohshme, që sipas Lulzim Bashës duhet të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale dhe janë... PD nis përgatitjet për zgjedhje

Demokratet kanë nisur përgatitjet për zgjedhje të parakohshme, që sipas Lulzim Bashës duhet të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale dhe janë e vetmja rruge për zgjidhjen e krizës politike.

Kryedemokrati mblodhi këtë të diel për herë të parë pas pushimeve verore ish grupin parlamentar dhe kryesinë me qëllim për të nisur përgatitjet, sipas tij, për këto 2 beteja elektorale. Në përfundim u arrit të dilej me një qëndrim për situatën aktuale.

“Raporti i OSBE ODIHR dhe rezoluta e Bundestagut, duke shpresuar se deri në Tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike, është skanimi i situatës. Jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme. Përgatitja e PD për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në 1 ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret në terren dhe nis përgatitjet dhe kontaktin me qytetaret për zgjedhjet si zgjidhja e krizës.”

Basha ju ka komunikuar anëtareve të këtyre 2 strukturave të selisë blu se nuk ka asnjë tërheqje, përkundrazi do të ecet paralelisht me aksionin qytetar dhe me hartimin e programit që ai mendon se do ta shpalosë si alternativen qeverisëse gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme.

“Asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje. Krahas aksionit opozitar dhe qytetar, do të vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternativës.”

Te shtunën Basha takoi drejtuesit e degëve, ku u mor vendimi për ngritjen e Shtabit Qendror Elektoral dhe Politik. Sa i takon protestave te paralajmëruara se do të nisin me nisjen e sezonit të ri politik, është vendosur të shtyhen pas vendimit të këshillit europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të vendit në BE. Kjo pasi opozita do të shmangë shfokusimin nga çështjet e integrimit dhe zgjidhjes së krizës politike./tklan.al/