Pedofilia, Kosova pa dosje Pedofilia, Kosova pa dosje

Pedofilia, Kosova pa dosje

Lajme 30 September, 2019, 22:02

Përgjatë vitit 2019 në Kosovë u sulmuan seksualisht 50 persona të mitur, numri i dhunimeve ishte 38, ndërsa të detyruar në prostitucion ishin 36... Pedofilia, Kosova pa dosje

Përgjatë vitit 2019 në Kosovë u sulmuan seksualisht 50 persona të mitur, numri i dhunimeve ishte 38, ndërsa të detyruar në prostitucion ishin 36 persona.

Nëntë ju ofruan lokaleve për prostitucion,  gjashtë u keqpërdorën në pornografi,  katër viktima të keqpërdorimit seksual të personave me çrregullime ose paaftësi mendore apo emocionale, gjashtë si degradim i integritetit seksual, pesë shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, një rast marrëdhënie seksuale brenda familjes, por për veprën nxitja e akteve seksuale, prekjes apo aktiviteteve nga personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet nuk kishte as një rast. Dy raste te keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe dy raste janë raportuar si nxitje e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës.

Ekspertët thonë se shumë sulme seksuale janë krime oportune dhe se mbikëqyrja e komunitetit do të ulte mundësin e kryerjes së këtyre veprave.

Si një ndër masat më të rëndësishme për parandalimin e abuzimit seksual të fëmijëve dhe pedofilinë konsiderohet edhe regjistrimi i personave të dënuar për këto vepra në një regjistër të posaçëm. Kjo është një praktikë e gjerë në shumë shtete, që nisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e më pas edhe në vende të tjera të Evropës. Qëllimi i ekzistimit të regjistrave të këtillë është njoftimi i publiku të gjerë me të dhënat e personave të dënuar më parë për abuzim seksual të fëmijëve me qëllim të mbrojtjes së viktimave potenciale nga personat e tillë.

Amerika, Britania e Madhe, disa vende evropiane dhe se fundi Maqedonia e Veriut kane aplikuar regjistrin online për pedofil, si mase preventive për mbrojtjen seksuale te fëmijëve. Këta regjistra me qasje te lehte, online, për banoret e shtetit përkatës mbledhin te dhënat personale te personave qe kane kryer vepra penale me te mitur, duke i bere publike te dhënat e tyre ne mënyrë qe te mbrohen fëmijët dhe familjet nga sulmet potenciale te pedofilëve.

Gazetarja e Klan Kosovës Blerta Ahmeti, përmes dokumentarit “Pedofilia, Kosova pa dosje” avokon tek institucionet në formim, që ta shqyrtojnë këtë shembull të shteteve të zhvilluara në mënyrë që të ulin numrin e rasteve në Kosovë.