Pedro: Ramosi dhe Van Dijku, mbrojtësit më të mirë të botës Pedro: Ramosi dhe Van Dijku, mbrojtësit më të mirë të botës
Ylli i Chelseat, Pedro, e ka krahasuar Virgil Van Dijkun me bashkëkombësin e vet, Sergio Ramosin, para takimit të Chelseat me Liverpoolit në Super... Pedro: Ramosi dhe Van Dijku, mbrojtësit më të mirë të botës

Ylli i Chelseat, Pedro, e ka krahasuar Virgil Van Dijkun me bashkëkombësin e vet, Sergio Ramosin, para takimit të Chelseat me Liverpoolit në Super Kupën e UEFA-s, sonte në Stamboll.

Skuadra e Frank Lampardit, fitues i Ligës së Evropës nën drejtimin e Maurizio Sarrit sezonin e kaluar, do të përballet me fituesin e Ligës së Kampionëve, Liverpoolit, në Stamboll të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

Van Dijku e luajti një rol kyç në skuadrën e Liverpoolit sezonin e kaluar, kur “Reds” u shpallën kampionë të Evropës për të gjashtën herë në histori të tyre dhe e mbyllën sezonin e Premierligës në pozitën e dytë, me 97 pikë të grumbulluara.

Qendërmbrojtësi u emërua Lojtari i Vitit nga Premierliga për paraqitjet e tij gjatë gjithë sezonit. Së fundi, Pedro u shpreh se ai sheh ngjashmëri mes yllit të Holandës dhe kapitenit të Real Madridit, Ramosit.

“Ata janë qendërmbrojtës shumë të mirë, veçanërisht në këtë kohë që janë më të mirët. Sergio Ramos është shumë i mirë. E njoh atë mirë: mbrojtës i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm me topin”, ka thënë Pedro.

“Van Dijku është po ashtu i njëjtë: shumë i fuqishëm, i mirë në ajër dhe shënon gola. Këta janë dy futbollist të mëdhenj”.

“Ai është në një moment të mirë. Sezonin e kaluar me Liverpoolit, ai ishte i mrekullueshëm dhe e fitoi titullin e Ligës së Kampionëve dhe të lojtarit më të mirë në Premierligë. Ai është një mbrojtës i mirë”.

Pedro shpreson se do ta mposhtë Van Dijkun dhe Liverpoolit për ta siguruar një fitore në përballjen e sotme, ku ai mund ta sigurojë trofeun e katërt të Super Kupës së Evropës, pasi që e kishte fituar paraprakisht tri herë këtë trofe me Barcelonën.