Pendohet Bullgaria, ndryshon emrin e Maqedonisë Pendohet Bullgaria, ndryshon emrin e Maqedonisë
Bullgaria do t’i referohet Maqedonisë si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, gjatë presidencës gjashtë-mujore të BE-së në Sofje. Beta njoftoi të hënën, duke cituar faqen... Pendohet Bullgaria, ndryshon emrin e Maqedonisë

Bullgaria do t’i referohet Maqedonisë si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, gjatë presidencës gjashtë-mujore të BE-së në Sofje. Beta njoftoi të hënën, duke cituar faqen e internetit të Nova TV të Maqedonisë.

Raporti thotë se deklarata u bë nga ambasadori i Bullgarisë në Bruksel, Dimitar Chançev, i cili shpjegoi se ky ishte detyrimi i vendit të tij “pavarësisht se marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje po përmirësohen, përfshirë një sesion të përbashkët të qeverive të tyre”.

“Edhe pse Bullgaria e ka njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues (Republika e Maqedonisë), gjatë presidencës së BE-së ka detyrim t’i drejtohet Maqedonisë nën referimin e përkohshëm të IRJM-së,” citohet të ketë thënë Chançev.

BE dhe OKB e njohin vendin si IRJM.

Mosmarrëveshja prej dekadash midis Shkupit dhe Athinës, për çështjen e emrit mund të zgjidhet deri në mes të këtij viti, tha të shtunën kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.