Për ju që do jeni sot në stadium, këto gjëra nuk lejohen brenda Për ju që do jeni sot në stadium, këto gjëra nuk lejohen brenda
Federata e Futbollit të Kosovës njofton opinionin publik se dyertë e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosova – Çekia, që... Për ju që do jeni sot në stadium, këto gjëra nuk lejohen brenda

Federata e Futbollit të Kosovës njofton opinionin publik se dyertë e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosova – Çekia, që zhvillohet sot në orën 15:00, do të hapen në orën 13:00.

FFK bën me dije se “asnjë person nuk do të lejohet të hyjë në zonën e stadiumit pa biletë“.

Me qëllim të shmangies së tollovisë dhe gjërave tjera, FFK lutë qytetarët që t’i lexojnë me kujdes pikat e mëposhtme për gjërat të cilat nuk do të lejohen të futen në stadium.

Në kontrollin e parë ndalohen:

shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
shishet e plastikes pavarësisht madhësisë
pije alkoholike te maskuar apo substanca narkotike
ushqim
ombrellat (çadrat)
çantat e shpinës
armë zjarri dhe çfarëdo arme apo mjet i rrezikshëm.
Në kontrollin e dytë në hyrje të stadiumit ndalohen:

shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, bëhet kontrolli i tupanëve dhe flamujve.
Ndalohen armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra tjera që nuk janë të lejuara: shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera të ngurta.
Ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi.