Për shkak të xhelozisë/ Ky është çifti që përfundoi tragjikisht sot në Librazhd Për shkak të xhelozisë/ Ky është çifti që përfundoi tragjikisht sot në Librazhd
Burri vret gruan me thikë dhe më pas vret veten. Daut Gjokola vrau me thikë gruan e tij, Luljeta Gjokolën dhe menjëherë u hodh... Për shkak të xhelozisë/ Ky është çifti që përfundoi tragjikisht sot në Librazhd

Burri vret gruan me thikë dhe më pas vret veten. Daut Gjokola vrau me thikë gruan e tij, Luljeta Gjokolën dhe menjëherë u hodh nga kati i 5-të i pallatit. Shkaku për motive xhelozie.

Librazhd- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e gruas në Librazhd. Mësohet se Daut Gjokola ka vrarë me thikë gruas e tij Luljeta Gjokolën 49-vjeç , në banesën e tyre në lagjen “Shkumbini “pas një sherri në familje.Gruaja pas ngjarjes menjëherë është dërguar në në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Dyshohet se shkak i sherrit është bërë xhelozia e 53-vjeçarit ndaj gruas së tij.

Por ngjarja u bë akoma edhe më e rëndë pasi pas krimit të ndodhur në banesën ku jetonte çifti, Gjokola, 53-vjeç është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit duke mbetur i vdekur në vend.

Çifti kishte dy fëmijë të cilët në momentin e ngjarjes nuk ishin në banesë. Policia në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen shumë detaje nga kjo ngjarje e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, në banesë shtetasi D. Gj., 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen L. Gj., 49 vjeçe, dhe me pas shtetasi D.Gj., është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka dërruar jetê.

Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbrritur në spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Featured image of article: Tronditet Librazhdi/ Burri masakron me thikë gruan dhe hidhet nga kati i pestë, shkak xhelozia (EMRAT+FOTO)