Perez i ka shokuar tifozët e Real Madrid me deklaratën e fundit Perez i ka shokuar tifozët e Real Madrid me deklaratën e fundit
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se ata nuk do të transferojnë sulmues në verë. Presidenti spanjoll ka deklaruar se ata janë... Perez i ka shokuar tifozët e Real Madrid me deklaratën e fundit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se ata nuk do të transferojnë sulmues në verë.

Presidenti spanjoll ka deklaruar se ata janë të kënaqur me Karim Benzeman, që është sulmuesi më i mirë në botë.

“Unë insistoj që ne kemi skuadrën më të mirë në botë dhe titujt na mbështesin për këtë. Ne nuk do të shpenzojmë për hir të shpenzimeve”, ka thënë Perez.

“Kam lexuar dhe dëgjuar në disa media për vitet që Madridi duhet të nënshkruajë me një sulmues kur realiteti tregon qartë se Karim Benzema është sulmuesi më i miri në botë.

“Ajo që ne bëjmë, në çdo rast, është të sjellim lojtarë shumë të rinj, të cilët do të jenë yjet e së ardhmes, si Vinicius [Junior] ose Rodrygo [Goes].”, ka shtuar më tej presidenti madrilen.