Përfitimet estetike nga lëngu i orizit Përfitimet estetike nga lëngu i orizit
Për shekuj me radhë, femrat japoneze i kanë larë flokët me ujin e orizit për të stimuluar rritjen e tyre, për t’i bërë më... Përfitimet estetike nga lëngu i orizit

Për shekuj me radhë, femrat japoneze i kanë larë flokët me ujin e orizit për të stimuluar rritjen e tyre, për t’i bërë më me volum dhe për të përmirësuar shëndetin e lëkurës së kokës.

Ky trajtim i vjetër është rikthyer sërish dhe po përdoret gjerësisht nga femrat në të gjithë botën. Të gjitha markat e njohura që merren me prodhimin e produkteve kozmetike për flokët e përdorin orizin si një nga përbërësit kryesor, bashkë me vajrat esencialë, si rozmarina, livando, argani etj.

Ja si ta përdorni: Pasi t’i keni larë flokët me shampo, i masazhoni ato me ujin e orizit, sidomos tek majat. Pasi t’i keni njomur të gjitha flokët me ujin e orizit, lërini ashtu për 5­0 minuta, pastaj i shpërlani.

Kështu do të keni flokë të gjatë e me volum.