Përfundimisht ky është klubi i ri i Iniestas Përfundimisht ky është klubi i ri i Iniestas
Saburo Kawabuchi, presidenti i nderit i Federatës së Futbollit të Japonisë, ka konfirmuar klubin e ri të Andres Iniestas, Vissel Kobe. Kurse media “Sports... Përfundimisht ky është klubi i ri i Iniestas

Saburo Kawabuchi, presidenti i nderit i Federatës së Futbollit të Japonisë, ka konfirmuar klubin e ri të Andres Iniestas, Vissel Kobe. Kurse media “Sports Houchi” siguron se spanjolli mund të debutojë me 26 gusht.

Sipas informacioneve të dhëna nga “Sports Houchi”, Andrés Iniesta do të luajë në Japoni te Vissel Kobe sezonin e ardhshëm.

“Sports Houchi” raporton se tashmë është arritur marrëveshje me mesfushorin që të luajë në ekipin e Hiroshi Mikitani, pronar i Rakuten, sponsori i Barçës. Madje, janë shumë të bindur se Iniesta do të debutojë me 26 gusht.

Ish presidenti i Federatës së Japonisë, Saburo Kawabuchi, konfirmoi edhe më shumë ardhjen e Iniestas: “i lumtur”, “mirënjohës”.

Kawabuchi e ka falënderuar klubin e Vissel Kobe për marrjen e Iniestas që sipas tij, do të shërbejë për të ngritur nivelin e futbollit edhe në Japoni. Në këtë klub, sezonin e kaluar luajti ish lojtari i Kombëtares së Gjermanisë, Lukas Podolski.