Përfundon sot konferenca ndërkombëtare “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike.” Përfundon sot konferenca ndërkombëtare “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike.”
Seanca e titulluar “Pikat e përbashkëta / Arti, investitorët dhe publiku”, që fillon nga ora 11:00 , prekë pikat me interes për artin dhe... Përfundon sot konferenca ndërkombëtare “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike.”

Seanca e titulluar “Pikat e përbashkëta / Arti, investitorët dhe publiku”, që fillon nga ora 11:00 , prekë pikat me interes për artin dhe investitorët, dhe cili është interesi i domenit publik, shkruan KultPlus.

Konferenca ndërkombëtare “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike.”, vazhdon sot me ditën e dytë, në Hamamin “Gazi Mehmet Pasha”. Në organizim të Autostrada Biennale, konferenca ka për qëllim të nxisë krijimin e mundësive të reja për zgjerimin dhe ringjalljen e komunitetit artistik.
Seanca e titulluar “Pikat e përbashkëta / Arti, investitorët dhe publiku”, që fillon nga ora 11:00 , prekë pikat me interes për artin dhe investitorët, dhe cili është interesi i domenit publik, shkruan KultPlus. Edmond Hajrizi (Rektor, UBT / Prishtinë, Kosovë); Gregor Podnar (Galerija Gregor Podnar / Berlin, Gjermani); Osman Arayici (Akademia Evolucion / Istanbul, Turkey), do të debatojnë për atë se a duhet konceptet artistike domosdoshmërisht të filtrohen në filtra politike dhe ekonomike, me qëllim që të mbështeten.
Ndërsa në seancën e pasdites “Bienalja e artit bashkëkohor / Ndikimi saj në vend dhe rajon”, moderuar nga Rubin Beqo, flasin: Ali Akay (Kurator / Stamboll, Turqi); Ana Frangovska (Kuratore / Shkup, Maqedoni); Olson Lamaj (Miza Gallery / Tiranë, Shqipëri); Shkelzen Maliqi (Kritik arti / Prishtinë, Kosovë); Zdenka Badovinac (Moderna Galerija / Ljubljanë, Slloveni).
Me këtë seancë përmbyllet konferenca “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike.” që është hapi i parë drejt bienales së artit bashkëkohor Autostrada Biennale, që do të mbahet në Shtator 2017, në Prizren, Kosovë.