Ka përfunduar takimi mes zyrtarëve të lartë të shtetit, pjesë e të cilit ishte edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi Pas përfundimit të këtij...

Ka përfunduar takimi mes zyrtarëve të lartë të shtetit, pjesë e të cilit ishte edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi
Pas përfundimit të këtij takimi, asnjëri nga ministrat e pranishëm nuk kanë pranuar të deklarohen rreth asaj se çfarë është diskutuar në tryezë.

Ky takim mes krerëve institucionalë të shtetit u zhvillua vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dërguan një letër të ashpër zyrtarëve shtetëror kosovarë.

Nga aty kërkohej që taksa 100% ndaj produkteve serbe të pezullohet në të kundërtën raportet SHBA-Kosovë do të zbehen.

Krerët e shtetit janë mbledhur sot në një restorant në Prishtinës, pas letrës së dërguar sot në adresë të tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.