Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli në vazhdim të seancës së Kuvendit ka bërë të ditur se përjashtohen nga vazhdimi i seancës gjashtë deputetë të...

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli në vazhdim të seancës së Kuvendit ka bërë të ditur se përjashtohen nga vazhdimi i seancës gjashtë deputetë të opozitës. Ata janë Kurteshi, Lekaj, Haxhiu, Kadriaj, Muharremaj dhe Topalli.
“Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 26 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismail Kurteshi, Pal Lekaj, Teutë Haxhiu, Time Kadriaj, Bali Muharremaj dhe Faton Topalli të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare”, thuhet në kumtesë.